Pas përfundimit të protestës, Ilir Meta iu drejtua selisë së Partisë së Lirisë. Në një prononcim për media, Meta u shpreh se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Ramën.
Ai u shpreh se protestat do të vijojnë pa mbarim.
“E kemi bërë të qartë protestat do vijojnë pambarim. Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta, Edi Rama pa asnjë diskutim është i detyruar të dëgjojë këngën e numërimit mbrapsht,nuk ka asnjë lloj legjitimiteti, është një shpresëvrasës, për popullin, për të rinjtë e të rejat. Kjo ndodh për shkak të kapjes së shtetit dhe goditjes që i ka dhënë pluralizmit politik. Sot jam i sigurtë se është hedhur një hap përpara për garantimin e llogaridhënies, për Ramën të parin e gjithsecilin.”- u shpreh Meta.