Kreu i PD-së, Berisha tha ndër të tjera, se u drejtohem ndërkombëtarëve, të mos e mbështesim Ramën.
“Një fjalë për partnerët e Shqipërisë, opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vendet anëtare të BE, të NATO-s, partnerë strategjik si SHBA, të gjithë atë që ka ndërtuar, ka ndërtuar bazuar në vlerat që ndani ju njëri me tjetrin. Sot ju bëj thirrje; mos mbështesni regjimin e Edi Ramës. Mos mbështesni atë. Dua t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet pa votën e lirë, të qytetarëve shqiptarë. Stabiliteti dhe vota, shpresa, dhe besimi, e ardhmja, do të jenë të pandara”, tha Berisha.