PSG me pesë yje në javën e fundit para startit të Kupës së Botës. Skuadra e Galtier fitoi 5-0 ndaj Auxerre në “Parc des Princes”.
Kylian Mbappe hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa goli i tij vendosi fatet e pjesës së parë. Në pjesën e dytë PSG që dominoi dhe krijoi volum loje, por ndryshe nga pjesa e parë, parizienët gjetën rregullisht edhe rrugën drejt rrjetës.
Në minutën e 51-të Carlos Soler dyfishoi rezultatin, ndërsa 6 minuta më pas ishte Hakimi ai që do të shënonte golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në fund, Sanchez ktheu në gol një aksion të zgjatur në kohë në minutën e 81-të dhe katër minuta më pas, Ekitike vulosi rezultatin me golin e pestë. PSG ngjitet kuotën e e 41 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Lens.