Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË"Xing" avionësh të Luftës së 2 Botërore

“Xing” avionësh të Luftës së 2 Botërore

Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në një shfaqje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke lënë të vdekur të paktën dy persona.

Pamjet tregojnë avionët që përplasen me njëri-tjetrin në një lartësi të ulët, duke thyer njërin prej avionëve në gjysmë dhe më pas shihen flakët e zjarrit teksa godet tokën.

Avionët një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress, po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit.

Nuk është bërë ende  e qartë se sa persona ishin në të dy avionët, por Shoqata e Pilotëve, e cila përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj, ishin në mesin e njerëzve që humbën jetën në përplasje.

Raporte të tjera mediatike tregojnë se deri në gjashtë persona mund të kenë vdekur në përplasje.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen në ngjarjen tre-ditore, e cila e përshkruan veten si premiera ajrore e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore dhe që po mbahej për nder të Ditës së Veteranëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME