Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETRevolucion/ Nis për herë të transfuzioni i gjakut artificial

Revolucion/ Nis për herë të transfuzioni i gjakut artificial

Doza gjaku të kultivuar” në laborator u janë administruar vullnetarëve njerëzorë në një provë klinike britanike që nuk ka provuar kurrë një procedurë të tillë më parë.

Gjaku artificial u mor nga qelizat burimore të donatorëve dhe më pas u transfuzua në dy të rritur të shëndetshëm. Për momentin qëllimi është të kuptojmë sa zgjat në trup, krahasuar me gjakun “standard” të përdorur në këto procedura.

Studimi është pjesë e një nisme të quajtur RESTORE, e kryer nga universitetet e Kembrixhit dhe Bristolit së bashku me mjekë dhe studiues nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Qëllimi përfundimtar i projektit nuk është të zëvendësojë gjakun e ofruar bujarisht nga dhuruesit, por përkundrazi të sigurojë një teknikë për prodhimin e llojeve ultra të rralla të gjakut që praktikisht nuk mund të gjenden në raste urgjente.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME