Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReja sfidon Italinë/ K'to që po bën Conte dhe Mancini i kam...

Reja sfidon Italinë/ K’to që po bën Conte dhe Mancini i kam bërë 15 vjet më parë

“Unë uroj që të bëjmë një hap para në krahasim me ndeshjet e fundit. Më vjen keq për shumë lojtarë që nuk na i lanë klubet, se mund të kishim ekip më konkurrues, por kam të rinj që kanë luajtur në këtë periudhë dhe mund të luajnë. Janë shumë të rinj, janë të 2001-2002, kam një ekip të ri që ka bërë mirë në këtë periudhë”. Edoardo Reja po e shijon atmosferën para miqësores me Italinë, një nga dy ndeshjet e fundit me kontratën ende në fuqi. Tekniku italian, do të kishte dashur të plotë kontigjentin, për t’i bërë një shaka në fushë Mancinit, por do të provojë gjithësesi. Në konferencën për shtyp 77 vjeçari e ka bërë të qartë se rezultati pak i intereson. Performanca po: “Do të kenë mundësi e do të bëjnë më mirë, mua nuk më intereson shumë rezultati, por paraqitja. Rezultatet janë bërë nga episodet dhe uroj që episodet ndonjëherë të sillen në anën tonë”.

SKEMA QË U ADAPTUA EDHE NGA CONTE E MANCINI

Tekniku ka përfituar nga rasti të heqë ndonjë guralec nga këpuca, i bezdisur nga gazetarët që e pyesin gjithnjë në lidhje me 3-5-2 aq të dashur për të. Reja në fakt, ka luajtur që ndeshjen e parë kështu me kombëtaren shqiptare: “Meqë këtu diskutojnë skemën 3-5-2, unë e kam bërë te Napoli rreth 15 vite më parë. Tani e bën Conte e Mancini dhe këto janë inovatorët – thumboi Reja-. Kur e bëja unë thoshin që nuk funksionon. Ai modul më ka mundësuar që të shkoj larg. Edhe Mançini ka arritur të ndryshojë me të. I dha ekuilibër skuadrës, që nuk e kishte më parë. Ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera e ka gjetur ekuilibër. Edhe ne kemi gjetur, por pastaj janë paraqitje që disa herë kanë qenë mirë e disa keq, duhet pranuar. Por ky është moduli që na ka dhënë sodisfaksione këtu në Shqipëri”.

REZULTATI PERFEKT

Në fund një ide mbi ndeshjen perfekte. Nostalgjinë dhe emocionet për të sfiduar Italinë dhe rezultati që ëndërron: “Shqipërinë e njoh, por mbetem italian gjithmonë. Kur Italia nuk luan me Shqipërinë bëj tifo për të, por nesër sigurisht nuk mund të bëj tifo. Dëshira ime është të bëj një rezultat 3-3 apo 4-4. Do të ishte e jashtëzakonshme se do të kishte gola – tha Reja, që shtoi duke qeshur -. Berisha nuk është i lumtur, por është festë. Kur presidenti më tha ‘Shih se kemi Italinë’, isha shumë i lumtur. Nuk e prisja një miqësore më të mirë se kaq. Pastaj në këtë moshë të luaj ndaj Italisë, edhe pse në miqësore, jam mjaft i emocionuar”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME