Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIWhatsApp përditëson politikën e privatësisë

WhatsApp përditëson politikën e privatësisë

WhatsApp ka përditësuar politikën evropiane të privatësisë për t’i hapur rrugë veçorive të reja.

Një përditësim i mëparshëm i politikës së privatësisë së WhatsApp-it ishte tepër i diskutueshëm dhe çoi në raportime se po i jepte informacion privat kompanisë mëmë Meta. Për këtë arsye platforma u detyrua të vononte lëshimin e tij. Gjatë gjithë kohës, WhatsApp këmbënguli se dhe se nuk do t’i jepte të dhëna Metës. Por, pranoi se kishte dështuar të komunikonte detajet e politikës siç duhet me përdoruesit.

Ai tha këtë herë se përditësimet kishin për qëllim vetëm të hapnin rrugë për veçori të reja dhe nuk do të çonin në ndonjë ndryshim në mënyrën se si funksionon WhatsApp. “Ne po presim me padurim të sjellim veçori të reja këtë vit. Do u japim njerëzve në rajonin evropian më shumë informacion se si ata punojnë në një mënyrë mbrojtëse të privatësisë”, tha një zëdhënës. “Këto veçori nuk ndryshojnë mënyrën se si ne e operojmë shërbimin WhatsApp. Gjithashtu edhe mënyrën se si mbrojmë informacionin tuaj personal, kudo që të jeni në botë.”

Ndryshimet e reja kryesisht lidhen me katër veçori: mjetin e ri të komuniteteve, avatarët dhe biznesin në WhatsApp. Kompania theksoi se ato veçori janë kryesisht opsionale. Përdoruesit mund të shmangin aktivizimin e tyre ose bashkimin me komunitetet nëse dëshirojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME