Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShqipëri - Itali, avullojnë biletat. Uzuni do të luaj, gjyqtari i ndeshjes...

Shqipëri – Itali, avullojnë biletat. Uzuni do të luaj, gjyqtari i ndeshjes kosovar

Mbrëmjen e nesërme do të luhet një ndeshje që mund të quhet si historike mes Kombëtares sonë dhe Italisë. Vendi fqinj për gjithë sportdashësit është shumë i dashur në futboll, ndaj dhe ky test është më tepër se një miqësore.

Interesimi ditët e fundit nuk është se ka qenë shumë i madh, por sot gjithçka ka ndryshuar. Si për t’i shkuar përshtat shprehjes që ne “shqiptarët e lëmë çdo gjë për momentin e fundit”, edhe sot në fakt ka ndodhur e njëjta gjë.

Brenda pak orësh thuajse janë shitur të gjitha biletat. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, deri më tani janë shitur më shumë se 19 mijë bileta. Stadiumi nesër do të jetë i gjithi “sold out”, ndërkohë që kanë mbetur për t’u shitur shumë pak bileta.

Trajneri Edy Reja do të ketë një ndër ndeshjet ndoshta të fundit në krye të kuqezinjve. Shumë futbollistë do të përpiqen që të japin më të mirën, pasi shumë agjentë do të jenë të pranishëm në tribunën VIP për t’i ndjekur dhe pse jo në janar të bëjnë një lëvizje të rëndësishme për karrierën e tyre

Myrto Uzuni do të jetë i pranishëm në miqësoren ndaj Italisë, që do të luhet nesër në mbrëmjen në “Air Albania”. Sulmuesi kuqezi, pjesë e Granadës në La Liga2, ka mundur të marrë leje nga klubi i tij për të qenë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore luksi.

Divizioni i Dytë në Spanjë nuk ndërpritet në këtë periudhë të Botërorit, por Uzuni i ka bindur drejtuesit e Granadës për t’u shkëputur për pak ditë, ndërsa në fundjavë do të jetë sërish në Spanjë, për ndeshjen me Albaceten më 18 nëntor.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italianë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, pasi lojtari beratas po kalon një formë të shkëlqyer, pasi është golashënuesi më i mirë i La Ligas 2 me 8 gola.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër  në 20:45 miqësoren me Italinë, duel që zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. UEFA këtë ndeshje ia ka besuar arbitrave nga Kosova.

Genc Nuza do jetë kryesor në këtë duel, ndërkohë që ndihmës të tij do jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, gjyqtarë të Superligës kosovare.

Përpara ndeshjes, kryesori Nuza është shprehur i emocionuar për një event të tillë. “Jam i emocionuar, një ëndërr që bëhet realitet të drejtoj një ndeshje të tillë”, tha Nuza për mediet në Kosovë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME