Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta për Portin e ri të Durrësit: Skandal shokues

Meta për Portin e ri të Durrësit: Skandal shokues

Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së lirisë, kryetari Ilir Meta ndërsa po fliste për Portin e Durrësit, tha se kryeministri Edi Rama kërkon të falënderohet për grabitjen dhe se kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët.

Ilir Meta u shpreh se deklarata e Ramës për hapjen e 12 mijë vendeve të punës, është e njejtë me premtimin për aeroportin e Kukësit.

“Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë për grabitjen dhe që kërkon të bëjë për buidallenj shqiptarët e durrsakët.

Faktet, të rënda. Skandal shokues.

Shkatërron investim historik e të rinj e tha se po i bën për të shtuar 12 mijë pune. Nuk harruat besoj si gënjeu për aeroportin e Kukësit. Se do hapte 12 mijë vende pune, kur atje skanë ngelur as 12 mijë banorë. 12 mld euro që do vinin menjëherë, është mashtrim. Eurot e tjera janë model i pallateve dikur në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, pastrim parash që do vijojë për 20 vite”. Kështu u shpreh kryetari i PL-së Ilir meta në mbledhjen e kryesisë së partisë që drejton.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME