Bashkimi Evropian i bëri thirrje sot Malit të Zi t’i japë menjëherë fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizojë situatën në vend.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano thotë se BE këmbëngul që Mali i Zi të të përmbahet nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend.
“Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t’i japin përparësi konsensusit”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano.