Janë 27 urdhra për burgim të shpallura në këto orë nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në Italia në kuadër të operacionit të quajtur “Federico II”. Ky i fundit në vitin 2016 bëri të mundur shkatërrimin e dy organizatave. Njëra prej tyre ishte e dedikuar ndaj zhvatjes dhe trafikimit të drogës. Tjetra, ajo italo-shqiptare, ishte e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria.
Ky ishte hapi pas vendimit të marrë në fillim të muajit nga Gjykata e Kasacionit në Itali, për të rrëzuar dhe konsideruar si të papranueshme ankesat e 24 të pandehurve. Dënimi dhënë ndaj tyre më 1 korrik 2020 nga Gjykata e Apelit të Leçes u bë kështu i prerë.
Vendimi ishte konfirmuar për Giuseppino Mero, 56 vjeç nga Cavallino;
Mario Accogli, 46 vjeç, nga Scorrano;
Ortis Banda, 40 vjeç, me origjinë shqiptare me banim në Maniago (aktualisht i pagjurmueshëm);
Antonio Leto, 30 vjeç nga Caprarica;
Nicolò Capone, 27 vjeç, nga Lizzanello;
Francesca De Dominicis, 51 vjeç, nga Merine;
Francesco De Cagna, 53 vjeç, nga Scorrano;
Carmelo De Pascalis, 57 vjeç, nga Cavallino me origjinë nga Trepuzzi;
Luca Giannone, 44 vjeç, nga Calimera;
Alessandro Greco (aka Sandrino) 37, nga Lecce;
Klaid Hasanaj, 52 vjeç shqiptar, banues në Leçe;
Gabriella De Dominicis, 58 vjeç, nga Merine;
Alessandro Antonucci, 30 vjeç, nga Lizzanello;
Maria Valeria Ingrosso, 41 vjeç, nga Lizzanello;
Mario Mandurrino, 32 vjeç, nga Lecce;
Angelo Montinaro, 40 vjeç, nga Caprarica di Lecce;
Brenda Potenza, 34 vjeç, nga Taviano;
Cosimino Maggio, 52 vjeç, me origjinë nga Minervino, por me banim në Reggio Emilia;
Umberto Nicoletti, 43 vjeç nga Lecce;
Luciano Pagano, 46 vjeç, nga Brindisi;
Gianluca Antonio Spiri, 45 vjeç, nga Racale;
Pierluigi Pierri, 32 vjeç, nga Torre San Giovanni (në Ugento);
Yuri Rosafio, 43 vjeç, nga Brindisi;
Emanuele Soliberto, 42 vjeç nga Brindisi.
Megjithatë, për Bilal Boçajn, 53-vjeçarin shqiptar, gjykatësit kishin ricaktuar dënimin me nëntë vjet e 4 muaj.