Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËJa 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale

Ja 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale

Në fundjavën që lamë pas, Enkelejd Alibeaj prezantoi në Mallakastër Agron Kapllanin për kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kapllani do të kandidojë përball kundërshtarit të Partisë Socialiste, por edhe kundër kandidatit demokrat që do të dal nga procesi i primareve ku do të votojnë demokratët se kush do duhet të jetë. Në prezantimin e tij, Alibeaj tha se kandidati përball socialistëve duhet të jetë i lirë.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para, njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit”, tha Alibeaj, ndërkohë që më herët Kapllani është akuzuar nga Berisha se mbahet peng nga mazhoranca, pasi është përfitues i tenderëve nga qeveria.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit që zhvilloi Alibeaj me kryetarët e degëve të grupimit të tij në Fier miratoi edhe 6 kandidatura të tjera. Në Kamzë Alibeaj ka vendosur të kandidojë përball Rakip Sulit, kryetarin e Degës së PD-së të rrymës që drejton ai, Bilbil Bajraktarin. Por, përveç Rakip Sulit, Bajraktari do të sfidojë edhe një prej kandidatëve që do të dalë nga primaret. Në Kamzë në primare marrin pjesë kryetari i Degës së PD-së së rrymës së Berishës, Arjan Hoxha, ish-deputetit Asllan Dogjani, i cili edhe në zgjedhjet e 25 prillit mori një numër të konsiderueshëm votash dhe Shemsi Premçit. Të gjithë këta janë në garën brenda në PD-së në primare dhe më 4 dhjetor pritet të votohet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME