Deputeti Socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin.
Ai shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët. Ish-zëvendëskryeministri ironizoi Ballën duke theksuar se qëndrimi i tij paska ardhur pasi ka zbuluar se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.
“Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te MBROJTUR TREGTARET, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin.
PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE; POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!”, shkruan Braçe.
Në fund ai ngre një pyetje se çfarë duhet të bëjë një deputet për të mbrojtur punëtorët e sektorit të bujqësisë? Ai shton se duhet thjesht të kërkojë një punë tjetër.