Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ 11 të arrestuar, me paratë e droġës në Itali ngriheshin hotele...

Emrat/ 11 të arrestuar, me paratë e droġës në Itali ngriheshin hotele në Shqipëri (foto e vidio)

Një operacion i gjerë antidroġë është zhvilluar nga policia italiane në orët e para të së martës. Ai u shtri në zonat e qyteteve Foligno, Spoleto, Terni, Rimini dhe Bolonja. Në pranga u vunë 13 persona nga të cilët 11 janë shqiptarë. Hetimet u kryen nga stafi i komisariatit të Perugias.

Të ndaluarit akuzohen për për trafik kokaine, posedim dhe tregtim droge, armëmbajtje dhe municion pa leje. Shqiptarët e vënë në pranga janë: Elton Hoxha (24 vjeç), Ervìn Hoxha (27), Festim Hoxha (26), Ardian Muça (24), Xhekson Novi (24), Durim Spanjolli (38), Santiljano Mitaj (23). Në arrest shtëpiak u la Zenel Huqi (25 vjeç), Franko Merxhani (23), Marius Nuri (29).

Prokurori i Perugias, Raffaele Cantone tha se 9 të arrestuar u lanë në burg, 4 në arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitje. Hetimet nisën në maj 2020. Ato u zhvilluan me shërbime të shumta në zonë, me përgjime dhe ndjekje. Grupi u mbajt nën vëzhgim me GPS, kamera vëzhgimi dhe përgjimet telefonike dhe mjedisore të automjeteve të përdorura nga të dyshuarit. Gjatë gjithë periudhës në të cilën u kryen hetimet, policia arrestoi në flagrancë 22 persona, sekuestroi rreth 9 kilogramë kokainë, 2 kilogramë heroinë, 2 pistoleta, 139 fishekë, 4 makina dhe rreth 13 mijë euro cash.

Hetimet

Prokurori thotë se janë identifikuar detyrat dhe rolet e secilit anëtar të grupit. U zbuluan mënyrat si ata e siguronin drogën dhe si më pas e shpërndanin. Grupi kishte vendosur së fundmi lidhje me kartele të huaja për të marrë kokainën . vetëm në 9 muaj besohet se kanë hedhur në treg 150 kg kokainë.

“Sapo mbërriti në Umbria, droga u përpunua nga njerëz të besuar. Ata bënë paketimin në doza. Shpërndarja me pakicë u trajtua më pas nga të ashtuquajturat ‘qeliza të trafikut të drogës’. Ato janë të vendosura në territore të ndryshme duke përfshirë Perugia, Foligno, Spoleto, Terni, Macerata, Rieti dhe Cattolica. Një nga këto qeliza operonte në pellgun e Ternit. Ajo u godit gjatë këtij operacioni. 11 persona u vunë në pranga. U sekuestrua 650 gram kokainë si dhe rreth 12 mijë euro” – tha prokurori.

Organizata mbështetej në burime të konsiderueshme ekonomike dhe bashkëpunëtorë të jashtëm. Kishte siguruar logjistikë dhe një bazë operacionale në zonat e Foligno dhe Spoleto. Në rast arrestimi, organizata u jepte shpërndarësve ndihmë ligjore. Pasi dilnin nga burgu ata paguheshin për shpenzimet dhe merrnin një shpërblim për besnikërinë e tyre.

Dyqane në Umbria dhe hotele në Shqipëri

Të ardhurat e paligjshme të këtij grupi vlerësohen në disa milionë euro. Sipas të njëjtave burime ato janë ri-investuar në aktivitete tregtare në Umbria. Një pjesë tjetër është investuar në Shqipëri me hotele dhe resorte të njohura në bregdet.

Gjatë kontrolleve në banesa u gjetën mbi 132 euro cash, 3 libreza ku ishin depozituar rreth 80 mijë euro, 21 telefona celularë, dy prej të cilëve janë të koduar. Në banesa kishte shënime të shkruara me dorë në lidhje me kontabilitetin e aktiviteteve. Nuk mungonin 3 ora të shtrenjta, 2 prej të cilave Rolex. 4 persona janë ende në kërkim nga autoritetet italiane. 

pranga
pranga
11
pranga
pranga
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME