Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU asfiksua në kantinën e verës, ndërron jetë shqiptari në Itali

U asfiksua në kantinën e verës, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një kantinë vere ku punonte në Itali.  Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën 14 dhjetor në Cessalto, brenda kantinës Corvezzo. Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar, banues në zonë, Dritan Mecaj, është asfiksuar teksa punonte brenda një rezervuari çeliku, në një autoklave, që zakonisht përdoret për të ruajtur verën. Dioksidi i karbonit ishte fatal për 43-vjeçarin.

Mjekët dhe infermierët e ndihmës së shpejtë ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Për hetimet e rastit kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit Cessalto dhe teknikët e Spisal të Ulss 2. Ndërhynë edhe zjarrfikësit e repartit Motta di Livenza. Dritan Mecaj jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe punonte në Vreshtat e Corvezzo që nga viti 1992. Ai ishte i martuar me një shqiptare dhe ishte baba i një djali 11-vjeçar.

“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME