Një grua e quajtur Blume, e cila jeton në Melburn, Australi, mendoi se kishte lindur biologjikisht femër. Por kur shkoi te mjeku në moshën 16-vjeçare, mësoi se kishte lindur me një kombinim të tipareve biologjike mashkullore dhe femërore. Blume tha se kishte lindur me vaginë dhe testikuj në trupin e saj.
Duke folur në podcastin “I Have News for You”, Blume theksoi se jeta e saj seksuale ishte kthyer në një përvojë të dhimbshme. Ajo është duke rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e rrallë dhe ka detajuar se si duhej ta kalonin një proces të tillë për ta bërë seksin më pak të dhimbshëm.
“Unë nuk kam pasur asnjë operacion, kështu që mund të kisha hequr organet e mia, por vendosa t’i mbaj sepse ata thjesht po bëjnë punën e tyre. Nuk më shqetëson vërtet, por kam lindur pa një vaginë të formuar plotësisht, kështu që mund të kisha bërë një operacion për ta bërë atë funksionale.
Doktori im më rekomandoi që të shkoj pa operacion dhe të krijoj një për vete duke përdorur një proces të quajtur dilatim. E bëra dhe nuk ishte aq i këndshëm, por e kalova dhe në fund ishte mirë.” Duke u shprehur se procesi i dilatimit ishte i dhimbshëm për të, Blume tha:
“Tani mund të kem një marrëdhënie si një grua heteroseksuale. Unë jam krenare për veten time. Jam rehat dhe e lumtur. Unë absolutisht refuzoj të bëj një operacion. Unë e dua veten ashtu siç jam”, tha ajo.
Personi interseks ka kromozome, hormone ose organe seksuale të të dy gjinive si Blume. Vetëm 1.9 për qind e popullsisë së botës janë interseks. /abcnews.al/