Tuesday, December 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqipëria blen dronët “Byraktar”. Rama: Do trajnojmë 30 njerëz për t’i...

Shqipëria blen dronët “Byraktar”. Rama: Do trajnojmë 30 njerëz për t’i përdorur

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Turqinë për dronët Bayraktar që Shqipëria bleu ditën e sotme. Ai theksoi se dy vendet janë në anën e duhur dhe e cilësoi këtë ditë shumë të mirë për dy vendet dhe Forcat e Armatosura.

Rama: Shumë të dashur miq nga Turqia. Do doja ta nisja duke thënë se unë kam qenë vetëm njëherë dëshmitar në dasmë në jetën time. Martesa ku kam qenë dëshmitar ka qenë martesa e shpikësit të Bayraktar. Shpresoj që si dëshmitar së paku nuk kam sjellë mungesë fati, shpresoj kam sjell fat. Dhëndri po i sjell ca fat ushtrisë sonë dhe vendit tonë. Jam shumë i lumtur, por ndërkohë dua t’ia nis andej nga duhet nisur, për të falenderuar presidentin Erdogan, i cili ka qenë thelbësor në këtë process. Kur vjen fjala për mjetet pa pilotë, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh radhë e të shtysh në radhë, sepse radha është shumë e gjatë sepse nga ana tjetër është fakti i të qenurit në anën e duhur. Ne jemi krenarë që bashkë me Turqinë jemi në krahun e duhur, të rreshtuar në bashkësinë euroatlantike të NATO-s. Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë, për Forcat e Armatosura dhe ministritë tona të mbrojtjes.

Sot në kryeministri u firmos marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, mes Shqipërisë dhe Turqisë. Fillimisht Shqipëria do të blejë 3 dronë Bajraktar, më pas flota do të zgjerohet.

Shqipëria bleu sot tre dronë Bayraktar, në një marrëveshje që u firmos në Kryeminstri mes kompanisë turke dhe Ministrisë tonë të Mbrojtjes.

Gjatë fjalës së tij në firmosjen e marrëveshjes, kryeministri Edi Rama tha se në Shqiëpri po vjen ndër të tjera edhe një fushë e re njohurish që ka të bëjë me trajnimin e njerëzve për përdorimin e dronëve.

Rama tha se do të përzgjidhen më shumë se 30 persona nën kujdesin e kompanisë Bayraktar, për t’u trajnuar në kontrollin dhe vënien në funksion të mjeteve.

“Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë Bayraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME