Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedAlarmi/ Haradinaj: Gjendja mund të dalë jashtë kontrollit

Alarmi/ Haradinaj: Gjendja mund të dalë jashtë kontrollit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për ndëryrjen e SHBA-ve për të marrë nën kontroll situatën e krijuar në veri të Kosovës. Qëllimi, sipas Haradinajt, për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Haradiaj tha se gjendja mund të përshkallëzohej dhe të dilte jashtë kontrollit. Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit, Albin Kurti që të sillej në përputhje me situatën e krijuar.

“Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese.

Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit. Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.

I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar! Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.

Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim. Jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Ëashingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!”- shkruan Haradinaj në rrjetet sociale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME