Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aliveri të Evias, brenda një supermarketi, ku një shqiptar ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar bashkatdhetarin e tij.
Siç raporton Evima, shqiptarët për një arsye të panjohur kanë nisur debatin brenda supermarketit dhe shumë shpejt janë përleshur. Aty në një moment njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka nisur të kërcënojë tjetrin.
Dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shqiptarin që mbante armë dhe pritet të dërgohet në hetuesi.