Lushnje – Digjet plotësisht autobuzi i linjës Tiranë – Skrapar. Ngjarja në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë. Autobuzi me destinacion Skraparin u shkrumbua totisht. Drejtuesi i mjetit pasi ka vënë re tymin në motor është ndaluar dhe ka nxjerrë jashtë pasagjerët dhe bagazhet. Më pas është munduar të shuajë zjarrin
Edhe pse është munduar nuk ka mundur të shuaje flakët kur edhe zjarrfikesit e Lushnjës kane mbërritur mjeti është djegur totalisht.
Fatmirësisht udhëtarët dhe drejtuesi i mjetit janë të pa lënduar nga situata. Sipas zjarrfikëses zjarri ka nisur si pasojë e një problemi në motorin e autobusit.
Policia
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit