Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama zbulon pa dashje “projektet” nga mbledhja së qeverisë

Rama zbulon pa dashje “projektet” nga mbledhja së qeverisë

“Projekte konkrete dhe punë konkrete…” Kështu kryeministri Edi Rama justifikoi për ndjekësit dhe mediat mbledhjen 2-ditore me ministrat në një prej vilave qeveritare të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi edhe 2 foto nga mbledhja me ministrat e tij.

Kreu i qeverisë i veshur sportiv me një t-shirt të kuqe qëndron në krye të tavolinës. Ministrat duken të fokusuar. Disa prej tyre mbajnë shënime. Përballë një monitor me shifra, miliona, investime…

Por një sy i vëmendshëm vuri re se njëra prej foptove të kreut të qeverisë ka zbuluar më shumë seç duhet. Ato që Rama i quan “projekte” dhe “punë konkrete” në letrat përpara kryeministrit janë disa …shkarravina. Në foto duket edhe një qen (ndoshta maçok) që qëndron në bisht.

Interesante duhet të jertë edhe fatura e këtyre “projekteve”. ©LAPSI.al


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME