Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized“Charlie Hebdo” provokon sërish: Mullahë kthehuni nga keni ardhur (foto)

“Charlie Hebdo” provokon sërish: Mullahë kthehuni nga keni ardhur (foto)

Revista e njohur satirike franceze “Charlie Hebdo” vjen sërish me një temë provokuese. Në numrin e fundit ajo ka një kopertinë në mbështetje të protestuesve iraniane. “Charlie me iranianet dhe iranianët” thuhet në faqen e parë ku ka një karikaturë tallëse me, Ajatollah Khamenei me mbishkrimin “Mullahë, kthehuni nga keni ardhur”.

May be a cartoon of one or more people and text that says 'NUMÉROSPÉCIAL CONCOURS DE CARICATURES DU GUIDE SUPREME 7JANVIER CHARLIE>» AVECI IRANIENNES ET LES IRANIENS CHARLIE HEBDO JAMNER N158 3,20€ MOLLAHS RETOURNEZ D'OU VOUS VENEZ LES DESSINATEURS FLANQUENT UNE RACLÉE AUX MOLLAHS'

Më 8 dhjetor, Charlie Hebdo nisi konkursin #MullahëDilniJashtë dhe ftoi lexuesit e saj të bënin karikatura të Udhëheqësit Suprem iranian. Pothuajse një muaj më vonë, e përjavshmja satirike mori më shumë se 300 vizatime dhe vendosi të botojë rreth 30 prej tyre këtë të mërkurë. Gazeta thekson gjithashtu se ka marrë mijëra kërcënime.

Kjo ide erdhi nga Riss, drejtori i redaksisë. “Karikatura është diçka që është pothuajse pjesë e një arme politike e përdorur nga mullahët. Kështu që ne nga ana tjetër po e përdorëm kundër tyre” – tha ai për franceinfo.

Në të vërtetë, në vitin 1993, mullahët kishin nisur një konkurs për të karikaturuar amerikano-britanikun Salman Rushdie, autor i romanit “Vargjet Satanike”. Në atë kohë, Charlie Hebdo u përgjigj me karikatura për Republikën Islamike të Iranit.

“Pa atë konkurs të nisur nga ajatollahët iranianë që donin të tallnin Rushdie, ndoshta nuk do ta kishim menduar kurrë të botonim, 13 vjet më vonë, karikaturat e Muhamedit. As sot ato që shigjetojnë liderin suprem iranian. Të paktën vetëm për këtë mund t’u themi faleminderit!”, – shkruan Riss në editorialin e tij të ditës.

“Nëse kjo çështje përkujton sulmet e 7 janarit, kjo është sepse ekziston i njëjti problem i lirisë së shprehjes në Iran. Është një shtet teokratik, gjithçka që ne po luftojmë dhe që i bën jehonë asaj që përjetuam në Charlie Hebdo”, – përfundon drejtori i redaksisë.

Më 7 janar 2015, revista ishte shënjestër e një sulmi terrorist nga një grup islamik, si pasojë e të cilit humbën jetën 12 punonjës. Ekstremistët shënjestruan gazetën pasi botoi karikaturat që konsideroheshin fyese për Profetin Muhamed. ©LAPSI.al

May be a cartoon of text that says 'Aicha'
May be an anime-style image of high-heeled shoes
Image
Image
May be a cartoon of text that says 'C'est moi ou ça sent les pieds?'
May be a cartoon
May be an illustration of one or more people
May be an illustration of 2 people
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME