Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIVeturat Tesla mbrrin në Kosovë, thonë se shpenzojnë 50 cent për 100 km

Veturat Tesla mbrrin në Kosovë, thonë se shpenzojnë 50 cent për 100 km

Nuk janë sikurse veturat e tjera të cilat jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në trafikun e Prishtinës – sepse ato janë risi edhe në botë, jo vetëm në Kosovë.

Janë këto veturat e Tesla-s që në vendin tonë kanë ardhur rishtazi dhe patjetër që interesimi për të ditur më shumë rreth tyre është i madh.

Andaj Telegrafi ua sjell rrëfimin e Ardian Ukës, menaxherit të “Taksi Tesla” në Kosovë, rreth mënyrës se si punon kjo veturë – dhe jo vetëm kaq.

Self driving (ngasja pa shofer), karikimi i veturës me energji elektrike madje edhe në priza normale, shmangia e aksidenteve (për shkak të 16 kamerave që i posedon) dhe ruajtja e konsiderueshme e ambientit, janë disa prej përfitimeve që sjell vetura e Tesla-s, thotë Uka.

“Së pari ka avantazhe për shoqërinë duke e mbrojtur ambientin sepse nuk emeton karbon. Po ashtu edhe për xhepin e pronarit të veturës është shumë më i lirë karshi makinave të tjera. Kjo shpenzon rreth 50 centë energji elektrike për 100 kilometra dhe është një reduktim maksimal i kostove të operimit. Makina Tesla i ka 16 kamera në dispozicion që e tregojnë një siguri të lartë të operimit. Ajo ka aftësinë e vetë-frenimit në rast emergjent dhe e përcjell situatën gjatë gjithë kohës. Është më e shpejtë se të tjerat dhe shumë praktike, njëkohësisht”, tha ai.

Enterieri i veturës Tesla

Ai tutje shton se ka marrë reagime shumë të mira nga njerëzit të cilët kanë hipur në këtë veturë.

“Unë kam pranuar shumë vlerësime nga njerëzit që janë të shumtë. Njerëzit e kanë pritur shumë mirë këtë gjë ”, theksoi ai.

Sipas Ardian Ukës, me super karikuesin e Tesla një makinë e tillë mbushet për rreth 13 minuta. Mirëpo, automjeti mund të karikohet edhe në prizë të zakonshme elektrike.

Përveç kësaj, për një mbushje vetura shpenzon jo më shumë se 2,5 euro.

Ndërsa sa i përket servisimit të veturës, Uka thotë se versionet e reja të servisit, shkarkohen në mënyrë automatike nga telefoni pasi vetura është e lidhur edhe me Wi-Fi.

Megjithatë, sipas tij, pikat për karikimin e këtyre veturave në Kosovë, për momentin janë të limituara.

“Shumicën e servisimeve të veturës i bëjmë online. Për momentin nuk ka shumë pika në dispozicion për mbushjen e kësaj veture dhe jemi të limituar me pika të furnizimit në Kosovë”, tha ai.

Super-karikuesi i Tesla-s, i cili bën mbushjen e makinës me rrymë për pak minuta

Uka po ashtu ekipit të Telegrafit ia demonstroi në pak minuta, se si kjo veturë është në gjendje të bëjë një “vetë-vozitje”.

“Tash momentalisht jam duke biseduar me ju dhe duke e përcjellë prej instiktit të vozitësit, përndryshe vetura është duke vozitur vetë dhe duke e përcjellë shpejtësinë e lejuar dhe në çdo kthesë, pa ndikimin e prekjes së njeriut. Momentalisht është duke frenuar vetë makina, unë nuk jam duke prek asgjë. Nëse e ke parku veturën keq dhe don me e liru parkingun e ti nuk je aty, mundesh përmes telefonit t’ia japësh koordinatat dhe ajo pastaj lëvizë në kilometra të caktuar”, tregon Uka.

Demostrimi i sistemit self-driving (vetë-ngasje) i Tesla-s

Ndryshe, Tesla është një kompani me bazë në SHBA dhe e specializuar në prodhimin e makinave elektrike.

Tesla u themelua në korrik të vitit 2003 dhe pas 10 viteve në treg, ajo u rendit si prodhuesi më i mirë në botë i makinave elektrike.

Shitjet e makinave të Tesla në SHBA u rritën me 280% nga 48,000 në vitin 2017 në 182,400 në vitin 2018, dhe globalisht u rritën me 138% nga viti 2017.

Momentalisht, shef ekzekutiv i kompanisë është miliarderi Elon Musk.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME