Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPRESIDENTI TAKON SHEFIN

PRESIDENTI TAKON SHEFIN

Nga Lutfi Dervishi

Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mua, por pas mbledhjes së gjatë, shumë të gjatë me qeverinë, edhe si mjek mendova se sot do ta kishe të nevojshme një pushim. 

-Po si ke qenë o Bake, mirë Viti i Ri? Pse më dukesh pak i hequr? Kujdesu për shëndetin se është një grip i keq nëpër këmbë. Mund të na përkeqësohet situata…

-S’ka situatë që nuk ja del dot ti shef Edi…

-Mbledhje e gjatë me qeverinë, por kemi përcaktuar objektiva të qarta për të gjithë.

-Me thënë të drejtën ka kohë që po pres të më sillni objektivat, por e di që keni qenë dhe jeni i ngarkuar me gjithë këto punë.

-Tani këto ditë do të vij një listë me këto ambasadorët se po na myken. Disa prej tyre janë në detyrë prej 10 vjetësh, kanë ndërruar dy papë dhe tri presidentë…

-O sa mirë! Shumë e drejtë shef. Ky është viti i 10 që ju po qeverisni dhe nuk ka kuptim që të ketë ambasadorë që janë në detyrë prej një dekade!

-Mirë është të mbledhim edhe Këshillin e Sigurisë, duhet që populli të të shohë edhe ty në krye të tavolinës o Bake!

-O sa mirë! Faleminderit, drejt e ke menduar shef. Me thënë të drejtën mendova se të gjithë problemet dhe çështjet dolën nga mbledhja e gjatë që bëre me qeverinë. Megjithatë nëse e gjykoni të drejtë, patjetër e mbledhim. Kur të duash, pushim e kam!

-Dhe mos harro se në mbledhje duhet të jenë edhe nga këta të PD-së, se i kam shumë merak.

-O sa mirë! Patjetër shef, patjetër, o çfarë koincidence?! Këta të PD-së, kuptohet të PD -së zyrtare i kam merak edhe unë.

-Eh mor Bake, ti e di që PD-në e dua aq shumë sa nuk më ngop dot vetëm një PD, por dua të shoh 2-3 PD. Për këtë po punojmë nga mëngjesi në darkë…Po ti fli i qetë o Bake. Presidenti është një dhe vetëm një! Të paçim sa malet! Dhe të lutem mos u mundo të dalësh të më përcjellësh deri te dera se je kryetar shteti, më kupton apo jo?

– Për ne ushtarakët, shef, urdhri zbatohet dhe nuk diskutohet…por më ecën viti ters, po nuk dola deri t’iu përcjell deri te dera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME