Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedNjë shqiptar plagos 2 serbë, tensionohet situata në Kosovë

Një shqiptar plagos 2 serbë, tensionohet situata në Kosovë

Plagosja e dy të rinjve serbë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ka rritur menjëherë tensionet në Kosovë. Serbët lokalë kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën nga Prevalla në Shtërpcë. Bllokimi i rrugës është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari u tha medieve të Kosovës se kryetari i komunës së Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokalë për të liruar rrugët për shkaqe sigurie.

Plagosja që irritoi serbët ndodhi pasditen e së premtes. Një shqiptar i identifikuar si A. Kurtaj qëlloi nga një makine në lëvizje dy personat që po kalonin anës rrugës dhe që po mbanin një pemë Krishtlindjesh. Për pasojë u plagosën dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç. Fatmirësisht ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar për ngjarjen. Raportohet se ky person është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ngjarjen e ka dënuar kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani. Ata thanë se autori duhet të marrë ndëshkim maksimal.

Ndërsa në Beograd janë bërë menjëherë akuza ndaj qeverisë së Prishtinës. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se ngjarja është frymëzim i politikave të qeverisë së Albin Kurtit. Ka reaguar edhe BE dhe SHBA që kërkuan të ruhet qetësia. 

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME