Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut Fatos Tushe

Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut Fatos Tushe

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Shkak për shtyrjen në seancën e sotme në GJKKO është bërë mungesa e një prej avokatëve. Ndaj u vendos shtyrja e seancës së sotme, për në 24 janar, në orën 9.30.

Fatos Tushe u dënua me 2.4 vite burg pasi u arrestua  për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Ndërkohë 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME