Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai është kapur duke shitur mallra kontrabandë. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Arjan Deliu, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo”, policia gjeti dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme. Ato dyshohet se janë të kontrabanduara dhe me pulla fiskale të falsifikuara. Kësisoj cigaret u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.