LIFE STYLETOP-NEWS

“Kapet ‘hajduti’ i peshqve në Gjanicë”, rikthimi i jetës në lumë sjell edhe humor mes qytetarëve

Lumi i Gjanica prej vitesh ka ndryshuar rrënjësisht pamjen, duke u kthyer nga një zonë e ndotur në një hapësirë të rehabilituar ku qytetarët shëtisin çdo ditë.
Investimet përgjatë gjithë rrjedhës së tij – nga hyrja në Fier pranë ish azotikut e deri në dalje – kanë sjellë trotuare, ndriçim, stola dhe një mjedis më të pastër e më tërheqës, (edhe pse në disa vende qytetarët i përdorin zgëqet për të urinuar)

Por përtej transformimit urban, ajo që po bie në sy kohët e fundit është rikthimi i jetës në lumë. Qytetarë të ndryshëm kanë publikuar shpesh foto dhe video në rrjetet sociale ku shihen peshq të vegjël, një tregues i qartë se flora dhe fauna po ringjallen gradualisht në këtë ekosistem.

Së fundmi, një moment ka tërhequr vëmendjen dhe ka sjellë buzëqeshje. Një shpend, i njohur (Ciconia ciconia), është fotografuar teksa ushqehej me peshq në ujërat e Gjanicës. Fotoja është shpërndarë me humor në rrjet, duke u shoqëruar me komentin: “Ja ku u gjet hajduti i peshqve të Gjanicës”.

Ky episod, ndonëse në formë satirike, tregon një realitet pozitiv: rikthimi i gjallesave në lumë është shenjë e përmirësimit të ndjeshëm të mjedisit. Nga një lumë i ndotur me mbetje nafte, Gjanica po shndërrohet në një hapësirë ku natyra po merr sërish frymë.

Dhe në fund, nëse “hajdutët” janë shpendë të ngjashëm me lejlekët, atëherë duket se Gjanica më në fund ka çfarë t’u “vjedhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button