Këtë vit çdo maturant do ketë mundësi të kërkojë rivlerësim të provimeve të maturës. Ndryshimin në rregullore e ka sqaruar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
“Do të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë.”
Ndryshime priten edhe në arsimin e lartë. Rënia e numrit të studentëve në disa degë studimesh në rrethe ka bërë që zgjidhja të gjendet tek profilizimi i universiteteve me degë sipas kërkesave të tregut të puës.
“Synimi është që të kemi një hartë të re të dakordësuar me universitetet, se cilat janë programet e studimit që do ofrojë çdo universitet. Për të shmangur problemin e mbylljes së programeve .”
Pyetjes për mbingarkesën në shkollat e arsimit parauniversitar nga numri i lartë i nxënësve në klasa, ministrja iu përgjigj: Do ta rishikojmë këtë proces për të marrë masa.
Në objektivat e kësaj ministrie për vitin 2023 janë edhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë përmes ndërkombëtarizimit dhe nxitjes së kërkimit shkencor./Tv Klan