Fier – Ngjarja e ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës pranë vendit të njohur si ura e Mbrostarit në Fier, pritet që të nisin kërkimet edhe ditën e sotme pasi polombaret e Reneas i nderprenë kërkimet rreth ores 15 e 30 te pasdites djeshme.
Burime policore pohojne se polombaret kerkimet e sotme do ti perqendrojne me kerkime me magnet, nderkohe qe gjate oreve se pasdites djeshme deri vone familjaret kane kontrolluar rrjedhen e lumit Seman por nuk kane gjetur asnje shenje.
Po keto burime pohuan se makina ka pasur GPS por nuk ka qene i aktivizuar por dyshohet se makina mund të ketë goditur parvazet duke i rezuar ne lum por mjeti nuk ka rene, ai eshte larguar por qe nuk ka pasur asnje kamer sigurie qe te kete filmuar. Kjo eshte nje tjeter piste qe po hetohet dhe po besohet me shume pasi deri me tani nuk ka asnje shenje jete
Nga ana tjeter familjaret e Mateo Lika kur kan marr vesh lajmin kane nisur te qarat ne shtepi burra e gra, situata eshte renduar dhe mamaja e tij eshte derguar ne urgjencen e spitalit rajonal Fier per ndihme mjekesore , disa ore me pas situata kane qene me te qet në banesën e tij.
Pritet nga casti ne cast të mbrrijne perseri grupi i polombareve te Renea qe te rinisin kerkimet.
Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman
Në pyetje janë marrë tç njohur të 26 vjecarit e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lçvizjet përpara se të zhdukej.