Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË555-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu

555-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu

“Një bisedë e veçantë në vigjiljen e 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbi të cilin shumë është thënë e shumë është shkruar dhe i cili mbetet, sot e gjithë ditën, “më i gjalli ndër të gjallët”, siç do të thoshte Imzot Fan S. Noli” shkruan Edi Rama.

Ndërsa studiusi i njohur Aurel Plasari tha ndër të tjera në këtë bashkëbisedim interesant për Gjergj Kastriot-Skënderbeu, se “edhe në Turqi qëndroi katolik”.

Ja se çfarë tha Plasari:

“Kur kishte nevojë sulltani, ai, Gjoni është detyruar që të çonte të birin në ushtri. Një nga faktet është; marrëdhënia e Gjon Kastriotit në Malin e Shenjtë. Të drejtat e Adelfatit janë të drejta të një vëllazërie. Këtë princat në Ballkan, e përdornin si mundësi për t’u strehuar në një situatë ekstreme. Gjoni ka 4 djem, aty mungonte emri i një vëllai, që thuhet se u bë turk, i ati i Hamzait. Pse?! Se në një manastir të Malit të Zi s’mund të blinte të drejtë vëllazërie një mysliman. Ndaj dhe ky është një dokument që Skënderbeu nuk është mysliman. Ai është rritur dhe stërritur katolik.Nga ana tjetër, blerja nga ana e të atit te një Pirgu, që është Pirgu shqiptar, që ishte katolik dhe më pas i ka dhuruar dy tre fshatra manastirit. Është marrëdhënie e qartë e dokumentuar, ku Gjergj Kastrioti nuk figuron i konvertuar”- tha Plasari.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME