Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedJa 4 bosët e mafias italiane ende në arrati

Ja 4 bosët e mafias italiane ende në arrati

Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista për bosët e kërkuar “tejet të rrezikshëm” që i përkasin “programit special të kërkimit” të Interforce zvogëlohet në vetëm 4. Tashmë bosët e kërkuar janë Attilio Cubeddu (Cosa Nostra), Giovanni Motisi (Anonima Sequestri), Renato Cinquegranella (Camorra) dhe Pasquale Bonavota (‘Ndrangheta).

Attilio Cubeddu, i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) është në kërkim që nga viti 1997 për shkak të moskthimit, në përfundim të një lejeje, në burgun e Badu e Carros. Ai ishte arrestuar i akuzuar për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda. Më 18 mars 1998 ai u shpall kërkim ndërkombëtar për qëllim ekstradimi.

Giovanni Motisi, i lindur më 1 janar 1959 në Palermo. Në kërkim që nga viti 1998 për vrasje. Në vitin 2001 iu shtua edhe akuza e pjesëmarrjes në një organizatë të tipit mafioz. Në vitin 2002 u akuzua për kryerjen e masakrave dhe të tjera krime. Duhet të vuajë një dënim të përjetshëm. Më 10 dhjetor 1999 u shpall në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Renato Cinquegranella, i lindur më 15 maj 1949 në Napoli. Në kërkim që nga viti 2002 i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje etj. Më 7 dhjetor 2018, u shpall në kërkim ndërkombëtar për arrest me qëllim ekstradimi.

Në fund Pasquale Bonavota, i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia. Kërkohet që nga viti 2018 për pjesëmarrje në “organizatë të tipit mafioz” dhe “vrasje të rëndë në bashkëpunim”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME