Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËLetra mbi varrin e Falcone pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra

Letra mbi varrin e Falcone pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra

Pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro dikush la një letër mbi varrin e Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo. Aty ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq: “Ia arritëm, Giova… Pas 30 vitesh!!!”. Në shënimi për Falcone që u vra nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë.

Vetëm një datë, 16 janar 2023. Saktësisht dita e arrestimit të Messina Denaro, që ndodhi 30 vjet pas masakrave në Capaci dhe që ndryshuan vendin. Më pas ishin të shumta letrat dhe dedikimet që lanë njerëz të tjerë pranë kishës ku është varrosur prokurori i njohur. Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone këtë të martë. Mbi varr ishte vendosur edhe një kurorë me dafina. “Një ditë e jashtëzakonshme” – ishte komenti i Fondacionit.

“Mënyra më e mirë për të kujtuar Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në përvjetorin e 30-të. U jemi mirënjohës shtetit dhe institucioneve që në këtë ditë gëzimi jemi në anën e duhur. Nga njëra anë arrestimi i bosit të fundit të masakrës Matteo Messina Denaro, kriminelit dhe të arratisurit më të keq të Italisë, në tjetrën besimi dhe shpresa që fitojnë. Ishte një i ri maturant që la në varr kurorën e dafinës në shenjë angazhimi” – thuhet në mesazh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME