Arkeologët egjiptianë thanë se kishin zbuluar një “qytet banimi të plotë nga epoka romake” 1800-vjeçar në zemër të qytetit jugor të Luksorit.
Qyteti, që daton në shekullin e dytë dhe të tretë, është “qyteti më i vjetër dhe më i rëndësishëm i gjetur në bregun lindor të Luksorit”, sipas Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.
Arkeologët zbuluan “një numër ndërtesash banimi”, si dhe “dy kulla pëllumbash” — një strukturë e përdorur për të strehuar pëllumba dhe një “një numër punishtesh metalike”.
Brenda punëtorive, studiuesit gjetën një koleksion poçesh, veglash dhe “monedha romake prej bronzi dhe bakri”.
Është një gjetje e rrallë arkeologjike në Egjipt, ku gërmimet – duke përfshirë bregun perëndimor të Luksorit, ku shtrihet Lugina e famshme e Mbretëreshave dhe Lugina e Mbretërve – janë më së shpeshti tempuj dhe varre.
Në prill 2021, autoritetet njoftuan zbulimin e një “qyteti të artë të humbur” 3000-vjeçar në bregun perëndimor të Luksorit, me ekipin arkeologjik që e quajti atë “qyteti antik më i madh” i zbuluar ndonjëherë në Egjipt.
Egjipti ka zbuluar disa site të mëdha arkeologjike në vitet e fundit.
Zbulimet kanë qenë një komponent kyç i përpjekjeve të Egjiptit për të ringjallur industrinë e tij jetike të turizmit pas viteve të trazirave politike, si dhe pas pandemisë COVID-19.
Planet e qeverisë – xhevahir kurorëzimi i të cilave është inaugurimi i vonuar prej kohësh i Muzeut të Madh Egjiptian në këmbët e piramidave në Giza – synojnë të tërheqin 30 milionë turistë në vit deri në vitin 2028, nga 13 milionë para pandemisë.
Vendi me 104 milionë banorë po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike dhe industria e turizmit në Egjipt përbën 10 për qind të PBB-së dhe rreth dy milionë vende pune.