Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu. Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse.
“Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri.
Krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe.