Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Nuk do t’a lejojmë vjedhjen e Olsi Ramës në portin e...

Berisha: Nuk do t’a lejojmë vjedhjen e Olsi Ramës në portin e Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim me rastin e 32-vjetorit të themelimit të degës së Vorës. Kreu i demokratëve komentoi firmosjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe Mohammed Alabbar për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Berisha tha se kjo është një aferë korruptive ku i përfshirë është edhe Olsi Rama.

“Ne nuk mundet kurrë të pranojmë të qeveriset nga një kryeministër, i cili me firmën që vendosi sot, u grabit shqiptarëve pronën publike më të çmuar, portin e Durrësit. Ne nuk mund të pranojmë një kryeministër i cili me klanin e tij, Amant Josif dhe Olsi Ramë, dalin dhe ju vjedhin 2 miliardë euro qytetarëve evropiane” – tha Berisha.

Ai bëri akuza ndaj Ramës edhe për çështjen e McGonigal.

“Ne nuk mundet kurrë të pranojmë një kryeministër, i cili në një urrejtje të fshehur ndaj armiqve të pushtetit të etërve të tij, i lejon vetes për pushtetin e vet, të korruptojë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botë, për sigurinë e SHBA-së dhe jo vetëm atyre, për sigurinë e të gjithë aleatëve të SHBA. Imagjinoni ju, ta përdorë atë si killer për opozitën. Nuk mundet ne të pranojmë këtë situatë” – tha Berisha.

Berisha tha se opozita ka përballë një armik ndaj duhet “përballje dhe vetëm përballje, për të shporrur këtë kalbësirë nga skena politike shqiptare”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME