Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZË"ENDRRA SHQIPTARE" E RIPOPULLIMIT DHE VOTA E DIASPORES

“ENDRRA SHQIPTARE” E RIPOPULLIMIT DHE VOTA E DIASPORES

Nga PERPARIM GJEKA

Unë kam një ëndërr… Nuk është “american dream – ëndrra amerikane” e mundësive të barabarta dhe të pakufishme, as “ëndrra kineze – zhongguo meng” e rikthimit te zhvillimi e lavdia e dikurshme e vendit, por kam një “ëndërr shqiptare” si bashkim i thelbit të dy ëndrrave më të famshme në botë që iu afruan vërtet realitetit.

Endrra ime shqiptare është pikërisht “mundësi të barabarta dhe të pakufishme në vendin tim të zhvilluar e të lavdishëm si dikur para pushtimit turk, i populluar jo me tre por me të 30 milionë shqiptarët në botë që akoma e dinë se gjakun dhe rrënjët e tyre i kanë shqiptare”. Ndoshta unë jam shqiptari i parë në botë që po artikuloj shifrën 30 milionë shqiptarë, kështu që le ta fillojmë duke bërë zhgjëndërr këtë shifër.

Pelin Batu, aktorja dhe historianja turke, autore e shumë librave, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me bustin e Skënderbeut në Zvicër.
“Me stër-stërgjyshin tim, Skënderbeun, në Gjenevë”, ka shkruar ajo duke u bërë personaliteti i radhës turk që zbulon rrënjët e saj shqiptare.
http://www.illyria.com/pelin-batu-aktorja-dhe-historianja-turke-zbulon-prejardhjen-shqiptare/

Askush nuk e ka ditur se ajo ka gjak shqiptar, por ajo e ka ditur, e zbuloi në një moment krenarie. Ashtu si e dinë prejardhjen e tyre shqiptare miliona “turq” në Turqi.

Para disa vjetësh personalisht në qytetin Izmir ku përfaqësoja në panair një firmë kineze të inteligjencës artificiale, thuajse të gjithë më pyesnin “nga je” si i vetmi i huaj mes kinezësh, dhe kur u thosha se une jam shqiptar, ma kthenin me dashamirësi thuajse të gjithë ata me tipare europiane “edhe unë shqiptar jam”.

Në kohën kur është tashmë shumë e qartë nga historiografia botërore e para luftrave ruso-turke se në rajonin europian të Perandorisë Osmane pjesa dërrmuese e popullsise ka qenë shqiptare, kur edhe sot më shumë se gjysma e popullsise greke është arvanite, kur në Maqedoninë e Veriut shumë ortodokse po deklarohen shqiptarë, përfshirë ish kryeministrin Zaev, kur dihet që malazezët janë shqiptarë ortodoks të sllavizuar, ashtu si një pjesë e madhe e serbëve, boshnjakët janë shqiptarë myslimanë të sllavizuar, kur në Bullgari, Kroaci, Rumani e deri në Ukrainë ka akoma edhe sot komunitete shqiptare të pastra, duke ditur edhe që turqit e historisë kanë tipare aziatike, çfarë prejardhje kanë shumica e shtetasve turq me tipare europiane? Nga 80 milionët e Turqisë sa prej tyre janë shqiptarë arnaut? Sa prej tyre janë autoktonë dhe sa prej tyre janë dëbuar nga trojet e tyre në Kosovë, Cçamëri, etj. si rezultat i traktateve famëkeqe të shkëmbimit të popullsive midis Greqisë dhe Turqisë, Jugosllavisë së pare dhe Turqisë?
Sa shqiptarë ka akoma në Egjipt e në Siri ku kanë sunduar dinasti shqiptarësh e janë nguluar shumë shqiptarë të tjerë?

Sa arbëreshë ka Italia nga jugu në veri? Sa janë shpërngulur në vite në Argjentinë, Amerikën e Veriut, Europe? Sa milionë është Diaspora e re dhe e vjetër e shpërngulur nga Shqipëria dhe Kosova në Europë?
Sa shqiptarë të tjerë nuk deklarohen? Ne nuk do ta dinim kurrë nëse Robert de Niro nuk do ta kishte deklaruar vetë prejardhjen arbëreshe live në intervistë në Itali e të tjerë personalitete kudo.
Prandaj pyetja më legjitime do ishte, “Përse ata nuk deklarohen të gjithë shqiptarë?” Përgjigjen e gjeni nëse do bënim një pyetje ndihmëse ”çfarë do të ndodhte nëse reputacioni i shtetit shqiptar në botë do ishte i ngjashëm me Zvicrën apo Gjermaninë?” Sa shqiptarë në Turqi, Greqi etj. do të deklaroheshin zviceranë duke gjetur dokumentet e prinderve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre për të marrë pasaportën, privilegjet dhe mundësitë e zhvillimit në vendin amë.

Ritmi i popullimit të vendit do ishte jo vetëm i lartë, por ndoshta i papërballueshëm për Shqipërinë. Sepse ata miliona shqiptarë do ishin krenarë për vendin, per veten, për gjakun dhe prejardhjen e tyre fisnike. Dhe Shqipëria ka pasur mundësinë të ndërtonte një shtet të tillë të begatë në 30 e ca vitet e fundit, me mundësi të barabarta dhe të pakufishme zhvillimi, me krenarinë e pasardhësve të Lekës së Madh dhe Pirros, Kastriotit dhe Nënë Terezës, gjak që ka nxjerrë burra shteti që kanë ndërtuar e shërbyer që nga Perandori deri te Republika në Europën Juglindore dhe Mesdhe, me kontribute të shquara në shumë shtete si në Greqi, Itali, Turqi, Rumani, Moldavi, Egjipt, etj.

Në vend që të na nderonin dhe ngrinin lart emrin dhe lavdinë e shqiptarëve në botë, kjo klasë politike na ka turpëruar e ulur kokat deri sa edhe shqiptarë të lindur në Shqipëri mohojnë dhe fshehin kombësinë e tyre në Greqi, Itali e gjetkë; në vend se të krijonin begati dhe ekonomi, kanë krijuar varfëri dhe krim; në vend se të mblidhnin gjithë shqiptarët kudo janë në një vatër vëllazërore ku takohen, bashkohen dhe zhvillohen së bashku si i mblodhi Izraeli gjithë hebrenjtë, kanë ndjekur gjithë ajkën e Kombit dhe rininë duke e shpërndarë nëpër botë si ”çifuti në shkretëtirë” e duke katandisur këtë parajsë natyre në “”shkretëtirë rinie”.

Cçudia më e madhe është se ka akoma shqiptarë që u shkojnë pas këtyre monstrave qeveritare të tranzicionit. Monstrave me pushtet si në qeveri dhe opozitë nuk u vjen turp, se turpin e hamë ne emigrantët që kudo shkojmë na shohin si delja e zezë dhe e palarë e Europës, po atyre shqiptarëve që nuk janë as pastrues qeveritarësh me benza dhe shtëpi blerë me paret tona nga korrupsioni, si nuk u vjen turp nga vetja që mbështesin akoma këta horra politikë?
Pyetja që duhet t’u bëhet qeveritarëve nuk është pse shqiptarët ikin, patjetër do ikin sipas preferencave dhe mundësive konkrete për gjithsecilin në botën e madhe dhe të lirë, por pse nuk po ka shqiptarë që kthehen të ripopullojnë qytetet dhe fshatrat e tyre. Të gjithëve na qan zemra për vendlindjen, për shtëpinë e vjetër, rrugicën me pluhur, aromën e domates bio, shoqërinë te lokali i lagjes, xhirot e mbrëmjes, për diellin tek perëndon mbi Adriatik… Pasi na vranë shpresën, po na vrasin edhe mallin… të mallkuarit.

E vetmja mundësi për ripopullimin e Shqipërisë është bërja realitet e “ëndrrës shqiptare” – lartësim kombëtar deri në krenari, barazi mundësish për të gjithë shqiptarët deri në zhvillim të lartë ekonomik; investime në edukim, shëndetësi, teknologji etj. deri në begati.
Por të gjitha këto nuk ndodhin pa u larguar me votë këta të mallkuar. Vota e Diasporës së re është shpresa e fundit për largimin e kësaj klase politike nga pushteti, dhe vota e Diasporës së vjetër duke i pajisur të gjithë që do të aplikonin me pasaporta dhe nënshtetësi shqiptare për t’i afruar me vendlindjen është shpresa e fundit për ripopullimin e atdheut të shqiponjave.

Shqiptarët derisa nuk u shuan gjatë shekujve si populli më i sulmuar, i përndjekur, i spastruar etnikisht, i përbuzur kolektivisht nga fqinjët, i copëtuar në gjashtë shtete nga fuqitë e mëdha, si populli i vetëm në Europë e ndoshta në botë kaq i dëmtuar në histori, por i panjohur si i tillë nga historia, do të jenë në gjendje të shuajnë ëndrrat e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm për shpopullim e shkombërizim e do të ndezin ëndrrën shqiptare për ripopullim e begatim.

PERPARIM GJEKA
5 shkurt 2023

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME