Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËReagon Meta/ 3 mars, protestë dhe vendimi i vulës së PD

Reagon Meta/ 3 mars, protestë dhe vendimi i vulës së PD

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga PD më 3 mars, ditë kur pritet edhe vendimi i gjykatës për vulën e PD.

Sipas Metës, në atë ditë, të gjithë duhet të solidarizohen me PD dhe demokracinë.

“Çështja e PD nuk është cështje e demokratëve, është e vetë demokracisë. Çështje e pluralizmit politik, është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës, që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër.

Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhëen bederla të Ramës dhe MC Gonigalëve, këtë e ka përdorur dhe këtu për të takuar prokurorë, gjyqtarë e për të vizituar institucione të drejtësisë gjoja në emër të FBI.

Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembamë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie.

Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME