Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë. Për 15 vjetorin e Pavarësisë, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthej vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.
Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.