Platforma Tik Tok përdoret për të reklamuar edhe paligjshmërinë. Lehtësisht në Tik Tok përballesh me video me përmbajtje kriminale siç është është prostitucioni përmes qendrave të masazheve, parat false apo dhe kalimi ilegalisht për në Angli.
“Promovon rrugët e shkurtra, të shpejta, abuzive sepse njerëzit duan të pasurohen më shpejtë, duan të jenë më shpejtë ndaj të tjerëve. mungesa e përmbajtjes i bën ata të paqëndrueshëm sepse këto janë gjëra që dështojnë shumë shpejtë sapo kërkohet një reagim tjetër ose me i qëndrueshëm, i bën ata që të jenë të manipulueshëm por jo të suksesshme“, tha sociologu Edmond Dragoti.
Rrjetet sociale po influencojnë reklamimin e një jete luksoze, ndryshe nga realiteti. Ndjekja e modeleve që paraqiten ne rrjetet sociale si dhe marrja e informacioneve pa asnjë lloj filtri po dëmton më së shumti të rinjtë, të cilët po përshihen në situata dhunë si dhe po preken nga probleme të shëndetit mendor.