Me një paraqitje shumë të njohur, Beyonce u rikthye në Instagram të premten, më 17 mars.
Ylli 41-vjeçar ka postuar një seri fotosh të saj dhe të bashkëshortit të saj, Jay-Z.
Gjithsesi sytë i ka “tërhequr” pamja e “Queen B” dhe sidomos gjoksi i saj i zhveshur.
Këngëtarja zgjodhi të fotografohej e veshur me një fustan të tejdukshëm në ngjyrë ari që i vinte në pah dekoltenë, me diamant floriri në të gjithë pëlhurën. Në zonën e thithkave ishin ngjitur shirita floriri, ndërsa vëmendjen tërheq edhe korseja e madhe metalike me bravë.
Ajo e ka kompletuar look-un e saj me një palë taka stileto ngjyrë floriri dhe për aksesorë ka zgjedhur edhe vathë floriri dhe një unazë.