Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKërciti arma mes kushurinjëve për 2 hektarë tokë në Lushnje

Kërciti arma mes kushurinjëve për 2 hektarë tokë në Lushnje

Gjykata e Lushnjës dënoi sot me 35 vjet burg Kastriot Hasallën i cili u akuzua për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e 3 personave të tjerë në 29 korrik 2021 në fshatin Garunjas. Shkak ishte bërë një konflikt pronësie për rreth 2 hektarë tokë të mbjellë me ullinj. Por vendimi i gjykatës duket se nuk e mbylli çështjen.

Duke u kthyer nga gjykata për në fshatin e saj, u qëllua me armë zjarri motra e Kastriotit, Bajame Senej. Ajo u plagos dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i saj, Afrim Hasalla ka treguar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Ai u shpreh se ata u zunë në pritë dhe për këtë akuzon një familjen e kushërinjve të tij, atë të Shaip Hasallës, se tentuan që t’i vrisnin motrën.

Afrimi tregoi për gazetarët e mbledhur para shtëpisë së tij, se prita iu zu pasi po ktheheshin nga gjyqi ndaj Kastriotit, i cili u dënua me 35 vjet heqje lirie. Afrim Hasalla tregoi se në momentin e ngjarjes ka qenë duke lëvizur përpara me një furgon dhe bashkë me të ka qenë edhe avokati.

“Na qëlloi Shaip Hasalla me djemtë. Urdhëroni. Para dy vjetëve na kanë qëlluar me armë, sot qëlluan prapë me armë. Më kanë plagosur motrën. Atë e di shteti që nuk kanë marrë masat. U kemi çuar fotot. Urdhëro. U zumë për punë toke. Për punë toke, Kastrioti isha dhe unë bashkë aty. Mbaruam gjyqin u nisëm për shtëpi, na bënë pritë me armë.

Nuk i pamë se ishin fshehur tek pishat. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Afrim Hasalla: Unë isha me avokatin. Nipi mbrapa ishte me motrën. U qëllua nipi, mbrapa. Dëgjuam të shtënat e armëve. I thashë avokat ore po më qëllojnë nipin më duket. Kthej kokën mbrapa, nipi me shpejtësi. Ul xhamin dhe më thotë po më qëllojnë. Iku para.

Për këtë çështje është ngjarja, për tokën. 2 hektarë tokë që kam kaq vite me një stallë që kam bërë atje dhe sot ky zotëria do të vijë ta marrë me forcë. Kastrioti u dënua për ngjarjen e 2 viteve më parë. Por Kastrioti nuk e vrau. E vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllanë dhe fëmijën e tij. Urdhëroni personin që na priti atje me armë. Këtu është Shaip Hasalla,” – tha Afrim Hasalla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME