Në intervistën e botuar këtë të hënë me kreun e SPAK, Altin Dumani, gazeta e njohur italiane La Repubblica, ka publikuar një foto të një personi të cilit i kanë drejtuar armën në kokë.
Për çfarë bëhet fjalë?
Kjo foto është në dosjet e Europol. Ajo i përket telefonit të sekuestruar të një personi të arrestuar.
Është një nga 170 personat e akuzuar për aktivitet kriminal që përdornin për komunikim SKY ECC.
Kur Europol zbërtheu serverin e kësaj platforme, mori prej aty të gjitha imazhet dhe bisedat e kriptuara.
Mes tyre është kjo foto që i përket mesazheve të shtetasit Elvis Demçe.
“Është bisedë mes tij dhe vrasësve që ai ka përdorur, të cilët shkëmbenin foto kërcënuese si kjo e publikuar, si dhe të dhëna mbi armët, drogën dhe paratë” – shpjegoi La Repubblica.