Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Si u gjetën 8 pistoleta në furgonin e nisur nga Durrësi...

Detaje/ Si u gjetën 8 pistoleta në furgonin e nisur nga Durrësi drejt Britanisë

Dalin detaje të reja pas zbulimit të një arsenali armësh në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 8 pistoleta që ishin fshehur në një furgon me targa të huaja të nisur drejt Britanisë së Madhe. Policia nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar deri tani. Megjithatë mësohet se është ndaluar drejtuesi i mjetit tip “Mercedez Benz”, Jetmir Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë.

Armët e zjarrit u konstatuan kur mjeti kaloi në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit, efektivët e Policisë së Shtetit kontrolluan mjetin. Në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. Brenda saj ishin fshehur edhe 8 pistoleta bashkë me municionin. Gjatë marrjes në pyetje shoferi i furgonit ka mohuar të kishte dijeni për armët.

Mediat raportojnë se ka të dhëna që armët janë ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit. Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e Koloshit, nga këto kontrolle pritet te zbulohet nëse ka një baze armesh ne kryeqytet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME