Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPD është e përçarë për 14 Majin/ Patozi: Nuk është fundi i...

PD është e përçarë për 14 Majin/ Patozi: Nuk është fundi i botës, por Rama është i trembur

Dy aleatët e vjetër, Sali Berisha dhe Ilir Meta fushatën zgjedhore do ta çelin të shtunën me gjithë kandidatët në Tiranë, edhe pse prej javësh po prezantojnë kandidatët në të gjithë vendin. Opozita nuk shkon e bashkuar në këto zgjedhje. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ajo e “Aleancës Progresiste” dhe PD-ja e Enkelejd Alibeajt shkojnë të ndarë në fletën e votimit, ndërsa ka kompromise për emra të caktuar në disa bashki.

Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindja Demokratike, thotë se nuk është fundi i botës që opozita futet e ndarë në zgjedhje. Patozi thotë më tej se shpreson që ky pluralitet të ndodhë edhe në radhën e mazhorancës.

Nga ana tjetër, Patozi komentoi edhe premtimet e Ramës për rritje page, duke thënë se kjo tregon se kryeministri është i trembur. “Ndërhyrja me premtime të bujshme paraelektorale e dëmton klimën zgjedhore. Fakti që Rama e bën këtë tregon se mazhoranca nuk ndjehet kaq e relaksuar sa e tregon veten. Në disa bashki të vendit nuk është kaq e sigurt për fitore”, tha Patozi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME