Në Norvegji ndodhet një tunel, vërtet unik për nga lloji i tij. Po çfarë e bën të veçantë atë? Ky tunel është parë si një mënyrë unike për të eksploruar shtatë malet që rrethojnë qytetin piktoresk të Bergenit.
Tuneli ndodhet në bregun perëndimor të Norvegjisë, është i përbërë nga tre kilometra çiklizmi dhe këmbësori e është ndërtuar në bazën e malit Lovstakken, i cili është më i madhi i llojit të tij që është ndërtuar me këtë qëllim
Ndërtimi i tij filloi në shkurt 2019 dhe zgjati katër vjet, ndërsa kostoja e këtij projekti, që u ndërmor nga shteti norvegjez, kushtoi gati 29 milionë dollarë. Duhen pak më pak se 10 minuta për të kaluar tunelin me biçikletë dhe rreth 40 minuta në këmbë.
Dikush do të mendonte që kjo rrugë të ishte monotone dhe ndoshta klaustrofobike, megjithatë, shumëllojshmëria e veprave artistike që zbukurojnë tunelin, ngjyrat e ndryshme dhe ndriçimi, krijojnë një përvojë të këndshme për kalimtarët e tij.
Në qendër të tij është një instalim “ore diellore” që tregon kohën e ditës, duke ndihmuar në orientimin e vizitorëve të tij.