Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËAktori i famshëm në Tiranë/ Glover: Shqiptarët janë njerëz punëtorë

Aktori i famshëm në Tiranë/ Glover: Shqiptarët janë njerëz punëtorë

Aktori hollivudian Danny Glover, veshi kostumin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri në xhirimet e serialit “The prosecutor” “Prokurori”. Në një intervistë për ”News 24”, aktori me karrierë 35-vjeçare në ekran, i cili kapi majat e famës në rolin e agjentit të policisë në serinë e filmave “Arma vdekjeprurëse”, ku luan përkrah të famshmit Mel Gibson thotë se po largohet me përshtypjet më të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë më parë.

“Do u them miqve se sa të mrekullueshëm janë shqiptarët, pata fatin të shëtisja vendin tuaj, kam takuar njerëz të mahnitshëm. Pashë njerëz të thjeshtë, punëtorë, më kujtuan gjyshërit e mi, prindërit. Në rolet që kam luajtur, në bashkëpunimin që kam pasur me Kombet e Bashkuara si ambasador për të bërë gjëra, unë ndihem krenar. Jam krenar që jam aktor i suksesshëm por edhe se kam mundësi ta bëj botën një vend më të mirë. Me regjizorin shqiptar unë do të punoj sërish, do e gjej një mënyrë si të bashkëpunoj patjetër”,-tha aktori hollivudian Glover.

Xhirimet u zhvilluan në fshatin piktoresk Vuno të Himarës, në Bulqizë dhe Tiranë. Seriali me regji dhe skenar të Fatmir Dogës është aksion-triler dhe për realizimin e tij është filmuar në disa shtete europiane. Glover gjithashtu është ambasador i Kombeve të Bashkuara dhe aktivist i angazhuar në çështje që përfshinë të drejtat civile, krizat humanitare apo emigracioni.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME