Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të kërcënimeve nga ana e kryebashkiakes socialiste të Roskovecit për sanitaren e një shkolle se do ta hiqte nga puna për pjesëmarrjen e saj në mitingun e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Vasili e cilëson një skandal dhe i kërkon KQZ-së ta përjashtojë Majlinda Bufin nga zgjedhje dhe SPAK të nisë ndjekjen penale.
Sipas tij, kjo rilindase e fryrë dhe militante idiote kërkon izolimin e veprimtareve dhe drejtuesve të opozitës në Roskovec duke dënuar njerëzit e tjerë vetëm sepse komunikojnë dhe flasin me ata. “Shkeljet e ligjit janë flagrante dhe skandaloze në dritën e diellit”, thekson ai.
POSTIMI I PLOTË
Skandali! KQZ të përjashtojë urgjent Majlinda Bufin nga zgjedhjet, SPAK të fillojë çështjen penale!
Të tmerruar dhe ne panik nga humbja e padiskutueshme në 14 maj rilindasit në bashkitë moniste kanë nxjerrë hapur fytyrën e tyre të nxirë.
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec shantazhon dhe kërcënon hapur në mënyrën më të ulët një sanitare shkollë se ka marrë pjesë në një miting të opozitës.
Kjo rilindase me sjellje të neveritshme kërcënon një grua të thjeshtë me bukën e gojës.
Kjo rilindase e pështirë trajton postin si pronë private, që vë dhe heq nga puna kë do ajo dhe thotë me gojën plot se marrja në punë qenka nder që e bëka ajo sikur të ishte në mallin e të atit.
Kjo rilindase e fryrë dhe militante idiote kërkon izolimin e veprimtareve dhe drejtuesve të opozitës në Roskovec duke dënuar njerëzit e tjerë vetëm sepse komunikojnë dhe flasin me ata. Shkeljet e ligjit janë flagrante dhe skandaloze në dritën e diellit.
Kjo kryetare arrin deri edhe të ofroje pazar, që e vërteta të mos dalë në shesh dhe media të mos bëjë detyrën, sepse këta rilindas janë mësuar të blejnë me para censurimin e të vërtetës.
Si mund të konkurrojë një si kjo që bastardon detyrën e Kryetares së Bashkisë me veprimet e saj të paligjshme dhe të një morali njerëzor mizerabël.
Emisioni Piranjat si misionare të së vërtetës nxori në shesh fytyrën e vërtetë të rilindasve kur ulen në karrige.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përjashtojë urgjentisht Bufin nga konkurrimi për zgjedhjet e 14 majit sepse shkeljet e Kodit Zgjedhor janë flagrante dhe shumë të rënda.
SPAK duhet të fillojë urgjent hetimin për shpërdorim detyre për këtë rast i cili është përpara syve të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.
KQZ dhe SPAK të veprojnë menjëherë për të mos u inkriminuar si përgjegjës dhe shkaktarë, që me mosveprimet e tyre po cenojnë standardin për zgjedhje të lira dhe te ndershme.
Qëndrimi shumë i rreptë ligjor ndaj rastit Bufi është qëndrim kundër mizerabilitetit antiligjor arrogant dhe mafioz të rilindjes kudo që ajo ushtron detyra shtetërore. Provat filmike ja ku i kanë, por edhe denoncimet zyrtare do t’i kenë në tavolinë.