Kuçovë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm, ku në banesën e një çifti të moshuar në Kuçovë ka shpërthyer bombola e gazit.
Siç shihet nga fotot një pjesë e banesës është rrëzuar. Si pasojë e shembjes së banesës, humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, e cila ngeli poshtë rrënojave, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë.
Ndërkohë, burri i saj Mustafa Kosova, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, raporton policia.
Nga pamjet e siguruara, shihet se si pothuajse gjysma e banesësh është rrëzuar përdhe.