Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlas bombula, gruaja vdes, burri në spital, banesa shëmbet.

Plas bombula, gruaja vdes, burri në spital, banesa shëmbet.

Kuçovë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm, ku në banesën e një çifti të moshuar në Kuçovë ka shpërthyer bombola e gazit.



Siç shihet nga fotot një pjesë e banesës është rrëzuar. Si pasojë e shembjes së banesës, humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, e cila ngeli poshtë rrënojave, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë.

Ndërkohë, burri i saj Mustafa Kosova, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, raporton policia.

Nga pamjet e siguruara, shihet se si pothuajse gjysma e banesësh është rrëzuar përdhe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME